Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma duke folur për koronavirusin, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “News 24” deklaroi se oligarkët në këta ditë po kërcënojnë njerëzit me largim nga puna.

Duma tha se këta janë oligarkë që janë pasuruar nga koncesionet që jep qeveria, kurse shtoi se familjeve shqiptare më së paku u duhet siguruar ushqimi.

“Ne jemi ekonomi e varfër. Më shumë se gjysma e shqiptarëve thjesht mbijetojnë. Ky është realitet social. Familjeve shqiptare u duhet siguruar ushqimi. Pse ia kanë dalë disa shqiptarë?

Ia kanë dalë sepse kanë punuar në të zezë. Nuk janë 2600 shqiptarë pa punë në Shqipëri. Kështu thotë qeveria, por të gjithë e dimë që nuk është e vërtetë.

Ne po flasim për gjëra kryesore në jetën e një njeriu. Por jemi në luftë dhe nuk e dimë sa do zgjasë. Oligarkët thonë se do i heqin nga puna punëtorët.

 Oligarkët kërcënojnë njerëzit me largime nga puna. Këta njerëz janë pasuruar me koncesione. Sakrifica nuk duhet pritur nga ata që mezi jetojnë. Sektorët e mëdhenj duhen ruajtur gjithashtu”, tha Duma.

Po ashtu, Duma tha se virusi po prek më tepër ata që kanë pasur më herët sëmundje të tjera. Grida Duma tregoi edhe sesi e mëson djalin e vogël të bëjë punët vetë në këta ditë karantine.

“Ky virus po godet ata që kanë edhe sëmundje të tjera. Duhet të jemi mjeku i vetvetes. Duhet të jemi të përgatitur për këtë situatë lufte. Mjekët duhet të mbështeten psikologjikisht. Kam edhe një fëmijë në shkollë, por nuk i ndërhyj shumë. Fëmija që 10 vjec duhet të përfshihet në punët e përd

itshme të shtëpisë. Duhet të mësohet vetë. Djalin e kam përfshirë në punë dhe kjo më jep siguri nëse e kam nesër student, për shembull në konvikt”, deklaroi Duma.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re