Zv/sekretari i përgjithshëm për çështjet humanitare dhe koordinatori i OKB-së për ndihma emergjente, Martin Griffiths, lidhur me sulmet e kryera ndaj një shkolle dhe Spitalit Baptist Al-Ahli në Gaza ka deklaruar se Gaza është në gjendje të vështirë dhe se sistemet e shëndetit, ujit dhe higjienës po shemben.

“Janë vrarë qindra njerëz. Gaza është në gjendje të vështirë. Sistemet e shëndetit, ujit dhe higjienës po shemben. Njerëzve po u hiqet dinjiteti”, tha Griffiths.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, për Anadolu njoftoi se mbi 500 njerëz u vranë në një sulm ajror izraelit në Spitalin Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme.

Pamjet treguan kufoma të shpërndara nëpër mjediset e spitalit.

Sipas korrespondentit të Anadolu-t, mijëra palestinezë ishin në spital kur ndërtesa u bombardua.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re