Skip to content

Grigels Muçollari komenton deklaratat e Spiropalit: Më mirë vonë se kurrë, por Ramës nuk duhet t’i thuash “ndrysho”, por vetëm “ik”!

Capture 280

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, ka komentuar deklaratat e Elisa Spiropalit dhe reagimin e saj ndaj zhvillimeve brenda Partisë Socialiste, duke theksuar se çdo përplasje brenda mazhorancës, nëse nxjerr në pah problematikat e qeverisjes, mund t’i shërbejë shoqërisë. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Muçollari u shpreh se Spiropali ngriti çështje për të cilat shoqëria ka folur prej kohësh, por shtroi pikëpyetje mbi arsyen se përse ajo reagoi vetëm tani.

Sipas tij, deklaratat e saj janë të mirëpritura nëse shoqërohen me sinqeritet dhe veprime konkrete. Megjithatë, Muçollari theksoi se ndaj kryeministrit Edi Rama nuk duhet kërkuar thjesht ndryshim, por largim nga pushteti. Ai shtoi se reagimi i deputetëve të tjerë socialistë ndaj problematikave të qeverisjes do të ishte një vlerë e shtuar për shoqërinë, e cila, sipas tij, kërkon një model tjetër politik.

“Në aspektin e shërbimit të mirëfilltë, lidhen kur forcat politike janë qeverisëse. Kur brenda forcës politike ka përplasje brenda llojit, qoftë dhe mundësi reagimi kur ti nuk ke reaguar më parë, i shërben shoqërisë. Ajo që sot Spiropali iu drejtua shoqërisë, foli për problematika që shoqëria i ka adresuar. Pse u kujtua tani? Më mirë vonë se kurrë. Çdo retorikë që përpiqet të ndërtojë një tjetër pamje nga ajo që na ofron shteti, është e dëmshme. Qeveria apo politikëbërja zgjat për 14 vite, reflekton në shumë aspekte. Spiropali tha gjëra që shoqëria i ka njohur tashmë. Nëse i ka të sinqerta reflektimet, duhet të reagojë.

Nuk duhet t’i thuash Ramës: ndrysho dhe ik. Por vetëm ik! Nuk ka sens logjik: ‘ndrysho’. Mbetet për t’u parë me sa sinqeritet, bazuar mbi atë se çfarë do të thotë. Në momente të caktuara mund të ketë shërbyer për ngritjen e murit të unitetit. Por çdo deputet që reagon do të ishte vlerë e shtuar në kuadër të një shoqërie që është zgjuar dhe kërkon model të ndryshëm. Për këtë foli dhe zonja Spiropali, për një përbashkim.”, tha ai.