Katolikët shqiptarë u bënë sot me një udhëheqës të ri, apo hënë në gjuhën fetare, me një bari të ri grigje. Arqipeshkvi i ri i Kishës Katolike Shqiptare.

Arjan Dodaj morri detyrën e re në një ceremonia të zhvilluar e Katedralja e Shën Palit në Tiranë, ku e pranishme qe dhe elita politike shqiptare.

Ai zëvëndësoi George Frendon, i cili dha dorëheqjen pasi e mbajti postin e lartë të kryekatolikut shqiptar për 5 vjet.

Në fjalën e tij. Dodaj premtoi se do të shërbejë me devotshmëri dhe do ta kryejë denjësisht detyrën. Ai falënderoi të gjithë drejtuesit e komuniteteve fetare dhe drejtuesit e shtetit dhe politikës që ishin të pranishëm.

Dodaj është nga Laçi. Është arsimuar fetarisht në Itali, pasi ka shkuar në këtë vend vite më parë si emigrant. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re