Një 40-vjeçar nga Berati është hedhur mëngjesin e sotëm nga kati i shtatë i një pallati. Elton Riko, babai i dy fëmijëve, mësohet se ka qënë duke debatuar ashpër me të atin e tij dhe në grindje e sipër ai ka hipur në ballkonin e shtëpisë dhe është hedhur poshtë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm në lagjen “30 Vjetori” në Berat. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit pa ndjenja dhe për shkak të gjendjes së tij kritike, ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Burimet në vendngjarje bëjnë me dije se, gjatë rrezimit 40-vjeçari është përplasur disa herë me tendat e ballkoneve të komshinjve dhe më pas ka rënë në oborrin e pallatit.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilët pas kqyrjes së vendit të ngjarjes po punojnë për zbardhjen e plotë të saj. Burime konfirmojnë se, Elton Riko kishte konflikte të vazhdueshme me të atin dhe ky mendohet të ketë qenë edhe shkaku i ndërmarrjes së këtij akti të rëndë. Burimet nga vendngjarja pohojnë jashtë kamerave se, çifti Riko ishte një çift pa probleme dhe shumë të edukuar por djali, Eltoni, kishte vazhdimisht debate me të atin e tij.

Burimi: Top Channel

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re