Aktori i njohur Mehdi Malkaj ishte pjesë e protestës së opozitës para bashkisë së Tiranës.
Në fjalën e tij, herë pas herë aktori bëri thirrje që qytetarët të dalin të protestojnë, pasi është një e drejtë e cdo shqiptari.
Aktori kishte një apel edhe për efektivët e policisë, për të cilët tha se i ka xhan, por duhet edhe ata që të protestojnë dhe të bëhen me popullin.
“Rama nuk ikën po nuk e zurë me shqelma, po nuk e dënde mirë me dru, por druri të jetë pagdhendur. Ka edhe kritike të mëdhenj estetike që thonë se protesta nuk bëhet kështu. Por kur e bënim nga fillimi deri në fund, madhëria thoshte e bënë shëtitjen.
Zotërinj polica, ju ka xhan vërtetë. Ju keni hall të madh se ju doni të mbani familjet tuaja, por që duhet cik protestë nga ana juaj. Le të dalë një dhe të thotë që unë jam me popullin.
Betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin, jo për të mbrojtur këtë hajdutin. Është puna juaj, por unë kam për detyrë të protestoj, ju keni për detyrë të më rrini juaj, por do të ngelemi borxh se vij nga një operacion po më rrahet.
Të protestosh e ke për detyrë, sepse nuk kemi protestuar, nuk e kemi më Butrintin. Nuk kemi protestuar, nuk kemi as detin. Për ca jemi ne?! O njerëz të mirë, grinduni njëherë me veten pastaj hajdeni më rrihni mua”, tha Malkaj.