Virozat e stinës dhe gripit janë në pikun e tyre. Numri i personave të prekur është rritur ndjeshëm.

Doktor Ardian Jorgji, mjek pneumolog pranë Spitalit Amerikan 3 thotë se virozat u rikthyen për shkak të heqjes së masave anti-Covid që ishin në fuqi për dy vite të pandemisë. Simptomat që mbizotëojnë janë temperaturë e lartë dhe kollë.

“Është e natyrshme rikthimi I virozave qoftë të stinës dhe të gripit dhe përqindja më e madhe e rasteve. Shenjat e para janë rrufa, kolla e thatë, temperature e lartë, dhimbje koke.
Mjeku këshillon që të tregohet kujdes me medikamementet dhe në 3-4 ditët e para të shmanget spitali.

Lavazh me ujë fiziologjik në hundë, përdorimi I paracetamolit dhe ibuprofen. Këtu duhet pasur kujdes nuk janë karamele. Për temperaturën do preferoja të jeoej mbi 38. Nëse marrim pa fre paracetamol, nuk do ndjekim ecurinë e sëmundjes. Lëngjes frutash, ushqim të mirë. Nëse temperatura zgjat mbi 5 ditë me patjetër duhet ti drejtohemi specialistit. Nëse temperatura rikthehet me doesmo duhet të na shikojnë doktori. Nëse fillojnë simptoma si rëndesa në gjoks dhe vështirësia në frymëmarrje”, u shpreh mjeku.

Për të parandaluar përhapjen më tej të virozave Jorgji këshillon vetëizolimin e të prekurve dhe ruajtjen e distancës./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re