Isa Sinanit nga fshati Guri i Gomares në Divjakë i kanë ngordhur brenda një nate 60 pula.
Disa ditë më parë kishte marrë mjekim në farmacitë veteriniere, por nuk mundi t’i shpëtonte. Bashkëshortja e tij, Mirsida Sinani pohon se pulat i ka gjetur të ngordhura brenda kasolles dhe mishi i tyre ishte në ngjyre blu. Ajo nuk bëri njoftim në organet përkatëse por një pjesë të shpendëve të ngordhur i hodhi në kanal dhe një pjesë pasi i futi nëpër thasë i hodhi në fushën e grumbullimit të mbetjeve.
“I mjekova pulat sa e mora vesh që ishin të sëmura. Për dy ditë na ngordhën të gjitha. Pasi ngordhën i hodha në një kanal këtu poshtë, nuk njoftova asnjë. 60 pula më kanë ngordhur. Në mëngjes i gjetëm gjitha të ngordhura. Asnjë pulë nuk shpëtoi të gjithë ngordhën, mishi ishte ngjyrë blu, ishin të pangrënshme”, u shpreh banorja e fshatit.
Vaksinatori i zonës Divjake, Ardian Kaja ka ardhur ne banesen e çiftit Sinani dhe ka marre analizat e gjakut nga shpendet e ngordhur.
Sipas tij këtyre analizave do të dërgohen në Tiranë në institutin e veterinarisë për analiza. Deri tani ne pamje të parë sipas zotit Kaja dyshohet se shpendët janë infektuar nga koksidoza ose mykplasmoza dhe jo nga gripi i shendëve.
“Ne po marrim analiza gjaku për sëmundje infektivëve, nëse do të dalë zogu me sëmundje infektive. Analizat do t’i nxjerrin të sakta. Na njoftuan prandaj erdhëm. Morëm gjak sot aktualisht kemi marrë 10-15 kampione nesër do të vijë përgjigja e analizave nga Tirana. Shpendët e ngordhura përbën rrezik për përhapjen e infeksionit, duhet të groposen dhe më pas të disefektohen”, tha Ardian Kaja.
Ky është rasti i parë i dyshimeve për rënien e gripit të shpendëve edhe në zonën e Divjakës. Në fshatin Guri i Gomares jashtë mikrofonit shumë rritës të shpendëve treguan se pulat dhe zogjtë e tyre i kanë të sëmura dhe i tremben ngordhjes masive në ditët në vijim.
/faxweb