Faxnews ka zhvilluar sot një intervistë me Kujtim Mersinin, pedagog dhe epidemiolog veterinar në lidhje me gripin e shpendëve në vendin tonë.
Mersini tha se ky virus po qarkullon prej kohësh në vendin tonë ndërsa gripi i shpendëve është i pamundur që të parandalohet.
Ai tha se nuk ka rrezik që qytetarët të infektohen nga gripi i shpendëve por ata duhet të blejnë produkte të certifikuara.
Pjesë nga intervista:
“Ka kohë që qarkullon në Evropë, është e pamundur për ta parandaluar, duhet të evidentojmë vatrat dhe masat për të izoluar këto vatra dhe eleminimi i tyre.
Përhapje do të ketë, nisur edhe nga eksperienca që kemi pasur vjet, ajo që mund të bëjmë ta gjejmë dhe të ndërhyjmë sa më shpejt, shërbimi veterinar ka kryer eleminimin e shpendëve të sëmurë, ka ngritur rrathë për mos përhapjen më tej të sëmundjes.
Bllokimi i tregjeve të shpendëve të gjallë, kontrolle të shumta dhe angazhimi i autoriteteve të sigurisë ushqimore për cdo produkt që mund të hidhet në treg dhe nuk ka kaluar certifikimin veterinar. Pra produkte që nuk janë të certifikuara.
Ka vaksinë për gripin e shpendëve por në Evropë ka rregulla legale që nuk lejon përdorimin në masë të gjerë të kësaj vaksine. Në kohët e fundit po diskutohet që të lejohet për këtë valë epidemike.
Ajo që ndodh te shpendët shtëpiak, nuk e kanë të tyren si sëmundje shoqërohet me ngordhshmëri shumë të lartë si në Durrës.
Gjasa që të transmetohet te njerëzit është shumë i ulët, prekin shpendët që janë shumë ndryshe nga njerëzit.
Nuk është kollaj që një grip i përshtatur pë organizmin e shpendëve te kaloj te një organizëm tjetër. Rreziku është i papërfillshëm.
Nuk ka risk, duhet gjithmonë kujdes në gatim. Edhe vetë konsumatorët duhet të drejtohen drejt produkteve të certifikuara, që kanë garancinë e shërbimit.
Paniku sot më shumë po vret se sa virusi”– u shpreh Mersini gjatë një interviste për Faxnews.
…
/faxweb
