Gripi i shpendëve gati përgjysmoi numrin e Pelikanëve Kaçurrel në Liqenin e Prespës.

Specia e rrallë është konsideruar një prej elementëve më të rëndësishëm të Parkut Kombëtar por sipas specialistëve gripi i shpendëve ka vendosur në rrezik Pelikanin Kaçurrel që gjendet në liqenin i cili ndahet mes 3 shteteve Shqipërisë Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Gati 600 Pelikanë kanë ngordhur deri më tani në pjesën Greke të liqenit si pasojë e këtij gripi 3 prej të cilëve u gjetën në pjesën shqiptare. Specialistët thonë se bëhet fjalë për individë të ngordhur në pjesën Greke ku pelikanët folezojnë ndaj kjo situatë është shqetësuese jo vetëm për specien e rrallë në rrezik zhdukje por edhe për shkak se mund të preken shpendët të tjerë ndaj Administrata e Zonave të Mbrojtura vazhdon monitorimin në terren.

“Situata është pak shqetësuese në lidhje me gripin e shpendëve kryesisht tek pelikani kaçurrel sepse ka qenë një nga emblemat të prezencës të këtij shpendi të madh, ndër shpendët më të mëdhenj në liqenin e Prespës. Një shpend i rrezikuar në rang global. Vitet e fundit numri i pelikanëve ka qenë në rritje, pra janë mbi 1200 çifte. Ky është një grip transmetues tek shpendët e tjerë. Sot qysh në orët e para të mëngjesit bashkë me grupin e rojeve mjedisore, kemi lundruar në liqen nuk kemi konstatuar raste ngordhje të pelikanëve”, u shpreh Vasil Mele.

Momentalisht në qarkun e Korçës nuk kemi asnjë vatër të re të gripit të shpendëve, ndërkohë vatrat që u identifikuan kanë qenë në Plasë, Vishocicë dhe Prespë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re