Subscribe

Fundi i janarit ka shënuar pikun e infektimeve nga gripi. Në këtë periudhë të ngarkuar me viruse fëmijët janë ata që po vuajnë më së shumti pasojat.

 

Katër qendrat Shëndetësore që funksionojnë edhe gjatë natës, po përballen me fluks të shtuar të pacientëve të vegjël.

 

Mjekët në këto qendra bëjnë një vlerësim fillestar të gjendjes dhe kur fëmijët kanë nevojë për ndihmë më të specializuar, ata dërgohen drejt urgjencës së QSUT.

 

ORNELA ÇELA

 

MJEKE NE QSH.6

 

“Në këtë periudhë ndryshe nga të tjerat ka pasur një fluks relatisht të rritur të fëmijëve. Ata paraqiten kryesisht me temperaturë të lartë”.

 

Vetëm javën e fundit në Institutin e Shëndetit Publik u regjistruan rreth 17 mijë të sëmurë me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Epidemiologët thonë se ky pik infektimesh do të vijojë i tillë edhe për 10 ditët e para të shkurtit.

 

DRITAN ULQINAKU

 

EPIDEMIOLOGU

 

“Kjo javë na rezultoi më një numër pak më të ulët se një javë më parë. Ne e kemi arrriut pikun dhe shpresojmë që të dalim nga kjo situatë e qarkullimit të denduar të gripit. E veçanta e këtij viti ishte se kemi ne qarkullim 3 viruse, që të cilën nuk e kishim hasur më përpara.”

 

Gripi deri tani nuk ka shënuar humbje jete, por përballë një popullate me imunitet të dobësuar, ai po shfaqet më agresiv.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re