Të prekurit nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes javën e fundit kanë arritur në rreth 17 mijë persona. Gripi sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik ka arritur kulmin. Rënie e intensitetit parashikohet mesin e shkurtit.

Vala e të infektuarve nga gripi në Shqipëri është në kulm të saj. Viruset e tipit a dhe b janë përhapur në të gjithë vendin dhe kanë prekur çdo moshë. Vetëm javën e fundit në Institutin e Shëndetit Publik u regjistruan rreth 17 mijë të sëmurë me infeksione të rrugëve të frymëmarrjes.

Situatë të njejtë sipas epidemiologut Artan Simaku pritet dhe javën e ardhshme. Rënie e intensitetit të gripit parashikohet mesin e muajit shkurt.

Gripi sipas Institutit të Shëndetit Publik nuk ka shënuar humbje jete, por përballë një popullate pa imunitet ndaj tij po shfaqet më agresiv. Me temperaturë të lartë që zgjat në kohë, lodhje dhe ethe./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re