Ka kaluar një shekull që nga pandemia e fundit që ka prekur botën përpara se të dilte në skenë koronavirusi në fund të 2019.

Gjithsesi, duket se përgjigja ndaj këtyre krizave nuk ka shumë ndryshime edhe pse në mes është një shekull. Nga pamjet e shkrepura 100 vite më parë kur bota u prek nga Gripi Spanjoll mund të shihen qytetarë që mbajnë maska vënë si mënyrë mbrojtjeje. Gjatë vitit 1918 maskat u bënë një pajisje jetësore për ata që dilnin rrugëve apo edhe për mjekët në spitale.

Ndërsa pjesa më e madhe e maskave ishin të bëra prej pambuku, disa madje lidheshin me mekanizma frymëmarrjeje pasi besonin se vetë ajri ishte toksik.

Këto foto të shkrepura 1 shekull më parë janë sjellë në “jetë” me ngjyra nga uebsajti MyHeritage, i cili mund të ktheje me ngjyra fotot bardhezi që janë bërë në të shkuarën.

Gripi Spanjoll u përhap nëpër botë drejt Luftës së Parë Botërore, dhe zgjati nga Janari 1918 deri në Dhjetor 1920 duke u marrë jetën rreth 50 milion njerëzve. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re