Ditën e djeshme u publikua formulari me anë të të cilit kryedemokrati Lulzim Basha ftonte të gjithë anëtarët e PD të konfirmonin pjesëmarrjen dhe dëshirën e tyre për të qenë pjesë e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit ku do të diskutohej edhe lidhur me vendimin e marrë për Berishën edhe pse më parë kishte deklaruar se nuk do të diskutoheshin vendime që ndikojnë në marrëdhënien me SHBA.

Berisha ka reaguar duke e quajtur formularin “një paçavure” dhe u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve që ta grisin.

Berisha mbi formularin e shpërndarë për thirrjen e Kuvendit Kombëtar nga Basha në datë 18 dhjetor:

Griseni të gjithë atë paçavurre po u erdhi. Lëre që nuk jam merr njeri fare. Duke përfunduar dua t’I them Edi Ramës duke i bërë thirrje llumit të shoqërisë shqiptare që të bëheshin kundër Sali Berishës. Ndërsa unë ju bëj thirrje të gjithë njerëzve idealist dhe të ndershëm të Shqipërisë që të bëhen bashkë dhe të na mbështesin.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re