Dy ditë pas tërheqjes së Marrëveshjes Bërthamore me Iranin nga ana e Trump, Thesari Amerikan ka lëshuar sanksione të reja, ku në shënjestër kanë qenë 6 individë të lidhur me Forcën Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare iraniane.

Në sanksione janë përfshirë gjithashtu dhe tre njësi të tjera iraniane.

Pritej ky zhvillim që pas aktit Trump PASI marrëveshja historike e vitit 2015 kishte vendosur kufizime të paprecedentë në programin bërthamor të Iranit në këmbim të miliardave dollarëve që do vinin nga lehtësimi i sanksioneve.

Por Trump e kritikoi ashpër marrëveshjen një vit më pas gjatë fushatës së tij elektorale, duke e quajtur atë si më të keqen që ai kishte parë ndonjëherë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re