Një gropë me serë në zonën e Shën Pjetrës në Fier është kthyer në shqetësim serioz për banorë dhe fermerë të kësaj zone. Ata kanë treguar se në gropën me mbetje kanë ngecur bagëti, ndërsa i tremben faktit se kjo hapsirë rrezikon edhe jetën e fëmijëve.

“Është problem për neve. Më ra lopa brenda dhe ngordhi. Ka krijuar gropën aty. Ka nja 5-6 vjet . dele, qingja kanë ngelur brenda.

Shikoni se sa serë është derdhur aty.  Është gropë gjithë kjo serë. Kanë ngecur disa kafshë aty, mezi i kemi nxjerrë”- janë shprehur banorët.

Sipas banorëve këto mbetje vijnë nga zona naftëmbajtëse dhe depozitohen prej vitesh këtu, ndërsa situata është edhe më alarmante në stinën e nxehtë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re