Gropat me serë të krijuara ndër vite po rrezikojnë gjithmonë e më shumë shëndetin e banorëve në fshatin kallm i madh, në fier.

 

Mospastrimi i tyre nga kompanitë e naftës ka bërë që ndotja të përhapet në një sipërfaqe më të madhe, duke u kthyer në një rrezik serioz për banorët dhe bagëtitë.

 

Për shkak të temperaturave të larta, era e hidrokarbureve përhapet në të gjithë fshatin.

 

Banorët kërkojnë që këto gropa të rrethohen, për të mos krijuar rrezik.

 

Kjo situatë ka më shumë se 30 vite dhe ende nuk është marrë asnjë masë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re