Në këto ujëra sot mbizotëron qetësia e vdekjes ndërsa nuk gjendet asnjë tabelë apo shenjë tjetër që paralajmëron rrezikun nga gropat thithëse në liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit. (efekte)

 

Tragjedia rrënqethëse mbrëmjen e së premtes përfundoi me katër viktima brenda të njëjtës familje.

 

46-vjeçari Arben Zogu është mbytur në liqen së bashku me 2 djemtë e tij, Rubens Zogu 19-vjeç dhe Estin Zogu 14-vjeç.

 

Në mes të viktimave është edhe nipi i 46-vjeçarit, Melis Zogu 20-vjeç. Trupat e pajetë janë gjetur nga polumbarët, shumë pranë njëri tjetrit. (efekte)

 

Autoritetet bëjnë të ditur se ujërat e këtij liqeni janë të rrezikëshme për shkak të gropave që kanë ngelur nga hidrocentrali dhe vendasit e dinë që nuk mund të lahen aty.

 

ILIR LLAPUSHI

PERGJEGJES I ZJARRFIKESVE, GRAMSH

 

“Kanë ardhur për tu larë dhe kanë tërhequr njëri tjetrin, nuk kanë ditur not dhe kanë mbytur njëri tjetrin, këtu ka patur disa gropa që kanë mbetur që nga HEC-I iBanjës, liqeni ësht ëi thellë I gjithi, nuk mund të vesh tabela, ne e patrullojmë si shërbim zjarrfikës por nuk është plazh këtu që të ketë roje. ”

 

Për familjarët, ngjarja tronditëse është e pashpjegueshme.

 

BABAI I NJERIT PREJ VIKTIMAVE

 

“Ja ku i kanë këtu motorrat, këpucë, thanë që nuk do vonohen dhe nuk erdhën më. Nuk hapnin telefonat, e dinim që do iknin për tu larë por se ku, jo.”

 

Jo vetëm në këtë liqen, por edhe në shumë vende të tjera të ngjashme njerëzit rrezikojnë jetën, por autoritetet vendore nuk kujdesen të vendosin qoftë edhe një tabelë paralajmëruese.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re