Një gjykatë në Hamburg e dënoi 95-vjeçaren Ursula Haverbeck me 16 muaj burg për mohimin e Holokaustit dhe vrasjet masive në kampin nazist të përqendrimit Aushvic, nga të cilat ajo do të duhet të vuajë një vit.

Haverbeck, e njohur në qarqet e krahut të djathtë gjerman, u dënua me nëntë muaj burg në Hamburg në vitin 2015, të cilin ajo e apeloi dhe procedurat përfunduan nëntë vjet më vonë.

Në sallën e gjyqit ishin rreth njëqind mbështetës të saj dhe pas shpalljes së aktgjykimit, disa prej tyre kanë thirrur mallkime dhe ofendime në kurriz të shtetit, ndërsa të tjerët në mënyrë demonstrative janë larguar nga salla.

Sipas Deutsche Welle, Haverbeck u paraqit në gjyq si një person që po persekutohet për “thënë të vërtetën” prej dekadash.

Ajo mohoi vrasjet masive në kamp

“Ju keni jetuar deri deri në këtë moshë të vjetër. Mijëra fëmijë nga Aushvici nuk e bënë këtë”, tha gjykatësi pas vendimit.

Në vitin 2015, në lidhje me gjyqin e ish-anëtarit të SS Oskar Groening, Haverbeck deklaroi se Aushvici nuk ishte një kamp shfarosjeje, por një kamp pune.

Pavarësisht dënimeve të shumta të mëparshme, ajo mohoi që njerëzit të ishin vrarë në masë në Aushvic në një intervistë televizive në emisionin Panorama.

Ursula Haverbeck është dënuar disa herë për mohimin e Holokaustit dhe tashmë ka vuajtur një dënim me burg që zgjat dy vjet e gjysmë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re