Komisioneri i Punëve të Brendshme të Bashkimit Evropian (BE) Ylva Johansson tha se Islami nuk është një kërcënim për Evropën.

Ministrat e brendshëm të BE mbajtën një takim mbi luftën kundër terrorizmit, me rastin e 5-vjetorit të sulmeve në Teatrin Bataclan në Paris dhe Stade de France, në të cilin të paktën 130 njerëz u vranë.

Pas takimit, Ylva Johansson dha një deklaratë për agjensinë shtetërore suedeze TT, ku tha se Islami dhe migrimi nuk janë kërcënim për Evropën.

“Islami nuk është një kërcënim. Feja nuk është një kërcënim. Terroristët janë një kërcënim. Ne duhet të luftojë ekstremistët në dukje islamikë dhe ekstremistët e ekstremit të djathtë. Migrimet, gjithashtu, nuk janë një kërcënim për Evropën,” tha Johansson

Ajo kritikoi idenë e edukimit të hoxhallarëve në përputhje me vlerat perëndimore dhe tha: “Unë besoj se edukimi i udhëheqësve fetarë nuk është një kompetencë e BE”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re