Viti 2000. Mendi së bashku me të shoqin vendosin që të lidhen me institucionet e kujdesit të fëmijëve, për të dhënë kontributin e tyre në rritjen e jetimëve e nevojtarëve.
“Ishte dika që përherë kam dashur të bëj” tregoi e moshuara për BBC, e cila vetë ishte rritur me vëllezër e motra të adoptuar nga prindërit e saj. Duke ndjekur shembullin e nënës e babait që po ashtu u kujdesën për jetimët, kjo grua përgjatë dy dekadave u kujdes për rritjen e 144 fëmijëve.
“Kam kujtime të mrekullueshme” kujton e moshuara, duke vënë në dukje se me shumë prej jetimëve ka ende kontakte.
“T’i shohësh ata teksa ngrenë jetën e tyre në këmbë e bën orvatjen tonë t’ja vlejë”, tregoi e moshuara, e cila po ashtu u bëri thirrje qytetarëve, që nëse kanë mundësi, të kujdesen për jetimët e nevojtarët, veçanërisht për ata fëmijë që kanë përjetuar një të shkuar të vështirë apo traumatike.

Mendi tregoi po ashtu se një prej fëmijëve për të cilët ajo u kujdes, erdhi sërish në jetën e saj. Ajo po martohej dhe e moshuara i kërkoi që të ishte ajo që t’i bënte tortën e dasmës së saj.
Lexo edhe: Rrëfimi i shqiptares që iu bë nënë 15 fëmijëve nevojtarë: Të gjitha ëndrrat më janë plotësuar
