Ana Hakobiyan, gruaja e kryeministrit armen Nikolla Pashinyan, njoftoi se pas trajnimit ushtarak, ajo dhe 13 gra të tjera do të shkonin në Nago-Karabak, atje ku armenët dhe azerët po luftojë dhëmbë për dhëmbë për krahinën në fjalë.

“Një çetë prej 13 grave, duke përfshirë edhe mua, do të fillojë trajnimin ushtarak,” tha ajo.

Siç theksoi ajo, për disa ditë, ato do të shkojnë në fushën e betejës.

“Ne do të shkojmë për të ndihmuar në mbrojtjen e kufijve tanë. As atdheu ynë dhe as dinjiteti ynë nuk do të dorëzohen para armikut,” shkroi ajo në profilin e saj në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re