Tre ditë nga ngjarja e rëndë qytetin e Librazhdit, zbardhen detaje të reja.

Gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja ishte në qytetin e Librazhdit dhe nga kontakti me të afërm dhe fqinj thotë se dy janë pistat. E para lidhet me xhelozitë që kishte shfaqur gruaja, Luljeta Gjokola kohët e fundit dhe e dytë lidhet me një denoncim të kreut të degës së PD-së në Librazhd për tjetërsimin e një prone pranë HEC-it në Rrapun.

‘Gruaja kishte shfaqur shenja të forta xhelozi, ka pasur raste
në mbrëmje kur gruaja i kishte mbyllur edhe derën burrit duke e lënë
jashtë, kjo ka bërë që ai të kalojë në gjendje të rëndë depresive. Prej
disa javësh Daut Gjokola kishte marrë mjekim për depresion” thotë gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja.

Ndërsa në kryetari i degës së PD-së në Librazhd, Bujar Vreto
përmes një denoncimi ka nxjerrë një tjetër pistë, që sipas tij kishte
futur familjen Gjokola në depresion. Bujar Vreto shkruan se tjetërsimi i
pronës afër hidrocentralit të Rrapunit ka bërë që Daut Gjokola të
kalonte në gjendje të rëndë depresive prej disa kohësh.

“Konspiracionet
tani janë të shumta, madje per tej imagjinates por une do ti
drejtohesha prokurorise te filloje menjeherë hetimet dhe te zbardhe te
verteten madje jam i gatshem te deshmoj dhe une per ngarkesat
psikologjike te ciftit. Dauti bashke me Lulen kishin pese vjet qe
perjetonin shume keq nderhyrjen brutale te pushtetit duke u marre
investimin e tyre por jo vetem kaq ne Rrapun kishin nje toke private dhe
pushteti per te ndihmuar pronaret e ndertimit te nje HEC-i i ndryshuan
harten (keto jane indicje per te filluar hetimin dhe me jane thene nga
vete te ndjeret, besoj se duhet te jene ne dijeni dhe femijet apo te
afermit)” thotë Vreto.

Çifti Gjokola la pas dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë 27 dhe 23 vjeç. Familja Gjokola me katër anëtarë kishte një biznes të vogël, ndërsa njiheshin si njerëz të qetë dhe të rregullt. 12 vite me para Daut Gjokola ka qenë kryetar i këshillit bashkiak në Librazhd i zgjedhur nga partitë e djathta, në kohën kur bashkia drejtohej nga Shaqir Kuka, prej vitesh nuk merrej me politikë por ishte pronar i një agjencie udhëtimesh në qendër të qytetit e cila i siguronte jetese normale./shqiptarja.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re