Skip to content

Gruaja e njohur: Pse duhet një urdhërarrest për Putinin

Ish-prokurorja e krimeve të luftës, Carla Del Ponte, i ka bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale të lëshojë një urdhër arresti për Vladimir Putin.

“Putini është një kriminel lufte,” tha Del Ponte, e cila hetoi krimet e luftës në Ruandë dhe ish-Jugosllavi në një intervistë me të përditshmen Le Temps.

Del Ponte, e cila gjithashtu ka punuar për vite me radhë në të drejtat hetimore të Komisionit të OKB-së për shkeljet e të drejtave në Siri, theksoi se lëshimi i një urdhër-arresti është një sinjal i rëndësishëm “që hetimi është kryer”.

“Është instrumenti i vetëm që ekziston që mundëson arrestimin e autorit të një krimi lufte dhe sjelljen para GJNP-së”, tha ajo për Le Temps, raporton The Guardian.

Del Pont pranoi se urdhri i arrestit nuk do të thotë domosdoshmërisht se Putini do të ndalohet:

“Nëse ai qëndron në Rusi, kjo nuk do të ndodhte kurrë. Por do të ishte e pamundur që ai të largohej nga vendi i tij dhe ky do të ishte një sinjal i fortë se ka shumë vende kundër tij.”