Gruaja e ish-diktatorit Ferdinand Marcos, i njohur për pangijshmërinë e saj në posedimin e 3000 palë këpucëve, bizhuterive dhe veprave të artit, po përballet me një seri akuzash për korrupsion,

Gjykata në Filipine urdhëroi këtë të premte arrestimin e ish-Zonjë së Parë Imelda Marcos, pasi është gjetur fajtore për shtatë akuza.

Sot ajo është 89 vjeç, gati me një “këmbë në varr”.

Familja e saj ra nga pushteti pas një rebelim në vitin 1986, mbështetur nga ushtria.

Gjykata kërkon që Imelda Marcos të dënohet me 11 vjet burg për secilën nga shtatë akuzat.

Ndër të tjera, ajo u akuzua se transferoi gjithsej rreth 200 milionë dollarë në Zvicër gjatë mandatit të saj si guvernatore e Manilës.

Ferdinand Marcos qeverisë Filipinet për dy dekada, dhe në atë kohë mijëra kundërshtarë të tij u vranë.

Ai u akuzua se akumuloi një pasuri personale prej më shumë se 10 miliard dollarë, ndërkohë që e ka vdekur në vitin 1989.

Interesant është fakti se presidenti aktuel i Filipineve, i tmerrshimi Rodrigo Duterte, ka marrëdhënie të mira me familjen e Marcos dhe e ka vlerësuar shpesh ish-diktatorin Markos, madje duke lejuar t që të varroset në vitin 2016 në varrezat e heronjve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re