Drejtësia maqedonase kërkon ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevksi nga Hungaria, aty ku ndodhet me kërkesën për azil politik, siç njoftoi një ditë më parë nga FB.

Drejtuesja e Prokurorisë Speciale maqedonase, Katica Janeva, tha se Gruevski ka dhe hesape të tjera me drejtësinë, veç rastit “Tanku” për të cilin u dënua me dy vite burg, që për t’u shpëtuar ka kaluar në Hungari, te Viktor Orban, një aleat i ngushtë i tij politik.

 “Unë pres ekstradimin e Gruevskit, sepse tani ai me siguri do të gjykohet në mungesë dhe ne po kërkojmë një gjyq më intensiv të rasteve tona. Por kjo nuk do të prishë rrjedhën e provave. Gruevski nuk është politikan dhe nuk ishte një zyrë i lartë. Ai ecte lirisht në të gjithë Republikën e Maqedonisë dhe kontaktonte me mediat”, tha Janeva për mediat maqedonase.

Gruevksi është në gjykim dhe për rastin “Titanik”. Të gjitha proceset ndaj tij nisën pas “bombave” të Zaevit, pra audio-përgjimeve që tregonin korruptimin e pushtetit të tij.  

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re