Edhe pse sezon veror , shfaqjet e teatrit nuk kanë munguar  në Pogradec.  “Gruaja e thyer”  Simone de Beauvoir  ishte shfaqja e radhës që mblodhi shumë qytetarë.

 

Nën regjinë e Endri Çelës dhe interpretimin e Ariana Tolkës “Gruaja e thyer” solli emocione të forta .

 

 

ADRIANA TOLKA

 

Kjo shfaqje është shumë aktuale, është shfaqje pro njeiut, humaniste, është e rëndësishme ta theksojmë këtë.

 

 

ENDRI CELA

 

REGJISOR

 

Ne do të vazhdojmë me këtë shfaqje, na vjen mirë që është përqafuar nga publiku. ndalesa e radhës do të jetë në Sarandë.

 

Shfaqja ka në qendër historinë e Muriel,  një 43-vjeçare , e cila pas pesë vitesh që jeton e vetme dhe e mbyllur në apartamentin e saj, mezi pret të nesërmen për tu takuar me ish-bashkëshortin dhe të birin e mitur, që jeton me të atin.

 

Ky ritakim sjell në vëmendje të gjithë kalavarin e vuajtjeve të Muriel, e cila zhytet në të shkuarën dhe në vend të zgjidhjeve gjen fajtorë për gjithçka që i ka ndodhur në jetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re