Në një intervistë për serben Danas, Raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian, eurodeputetja Tanja Fajon, tha se nuk do ishte për një korrigjim kufijsh.

“Çdo ndryshim i kufijve është çështje shumë e ndjeshme. Nuk jam ithtare e një ideje të tillë, sepse frikësohem se kjo do të kishte një efekt negativ për tërë rajonin, dhe se do ta destabilizonte atë. Kjo është ajo çfarë nuk më shqetëson vetëm mua, por edhe shumë vende të BE-së”, tha politikania sllovene.

Si parim të përgjithshëm, ajo veçoi se “cdo zgjidhje, që sjell te normalizimi i jetës, pa trende nacionaliste dhe populiste dhe pa manipulime politike, do të ishte ajo që duhet ta bëjnë politikanët nga të dyja taborët”.

Ajo bëri thirrje që Brukseli duhet të jetë prijëtar për një zgjidhje përfundimtare, parë në një rrafshm të gjerë interesash.

“BE duhet përfundimisht ta marr procesin në duart e saj. Serbia dhe tërë Ballkani tash është një terren për fuqitë e mëdha, për BE-në, SHBA-të, Turqinë, Rusinë, Kinën”, theksoi Fajon.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re