Një aksident i frikshëm ka ndodhur në rrugën nacionale pushimi i shoferit në Divjakë, në vendin e quajtur Zharrnec.

 

Në këtë aksident janë përfshirë dy mjete, një kamionçinë me targa AA739FU dhe një mjet tip Ford Focus me targa AA948BP.

 

Përplasja ka qenë ballore dhe sipas të dhënave paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetot Ford ka humbur kontrollin gjë që ka sjellë edhe aksidentin.

 

Drejtuesja është nisur në gjendje të rëndë shëndetësore drejt spitalit të Lushnjes, ndërsa ka marrë dëmtime dhe drejtuesi i kamionçinës, i cili është ndaluar nga policia për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

 

Aksidenti ka shkaktuar radhët kilometrike dhe policia rrugore po disiplinon trafikun, krahas veprimeve procedural.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re