Skip to content

Gruaja italiane, burri afrikan prej 30 vitesh në Itali, në Pavia i mohojnë shtëpinë: “Nuk ia japim me qira të huajve”

095438756 4455e9d8 ee49 436d 8e12 28b20b2b5aba

Një çifti që banonte në Pavia iu refuzua të merrte me qira një shtëpi pasi pronari, në takimin për nënshkrimin e kontratës, pa që burri i gruas që e kishte kontaktuar atë ishte një burrë me ngjyre. Lajmi u dha nga gazeta La Provincia Pavese. Pronari thuhet se vendosi të prishe marrëveshjen që ishte arritur me një kontakt telefonik, duke deklaruar “Unë nuk u jap me qira të huajve”.

Ankesat e çiftit dhe në veçanti të gruas që shpjegoi se burri i saj ka jetuar në Itali për 30 vjet, është diplomuar në Pavia dhe është një profesionist i afirmuar, nuk kishin dobi percjell shqiptari.net. Pronari nuk pranoi të dëgjonte arsyet. Çifti nuk dëshironin të raportonin faktin tek autoritetet gjyqësore, por megjithatë e raportuan atë në Tavolinën Kundër Diskriminimit të Komunës së Pavia.

“Njerëzit duhet të kuptojnë që diskriminimi është një sjellje e paligjshme – tha gruaja -. Nuk është e drejtë të përjashtosh dikë për origjinën ose zakonet e tij, pavarësisht nga fakti që është bërë shumë propagandë politike për këtë dhe po bëhet ende për të kapur pëlqimin e njerëzve që ende e lejojnë veten të binden nga argumente të caktuara “.