Skip to content

Gruaja lind binjakë në moshën 73 vjeçe, babai 82-vjeçar pëson goditje në tru

ikiz1280 HPWO cover

Një indiane me emrin Magayamma Yaramati ka sjellë binjakë në botë përmes fekondimit, duke qenë në moshën 73-vjeçare.

BBC ka raportuar se çifti indian, Magayamma Yaramati, 73 vjeçe dhe burri i saj Sitarama Rajarao, 82 vjeç, janë përpjekur për shumë vite të bëhen prindër përmes fekondimit ekstrakorporal.

Yaramati arriti të mbetet shtatzënë në përpjekjen e saj të fundit, ndërsa dje ajo i dha dy binjakë botës me anë të ndërhyrjes cezariane.

Doktoresha Uma Sankar me të cilën lindi Yaramati, konfirmoi që nëna dhe vajzat e saj janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.

Por me babain ndodhi ndryshe. Rajarao pësoi një goditje në tru dhe përfundoi në spital.