Lula është një zonjë grua e thjeshtë, e cila jeton prej kohësh në Vuno.

Të gjithë banorët e zonës e njohin më së miri, por Lula është kthyer në një personazh shumë të njohur edhe për ata që jetojnë jashtë Vunoit dhe vijnë ta takojnë për një specialitet të sajin.

Është një grua e thjeshtë, por me duar të arta. Lula ka arritur që përmes kuleçëve që i bën vetë në shtëpi, të tërheqë vëmendjen e të gjithëve, por edhe të kënaqë syrin e të mbushë stomakun e tyre.

Teksa i cilëson kuleçtë e tiganit si të veçantë, Lula shprehet për ABC News, se njerëzve u shijojnë ushqimet e saj, e madje, ka edhe nga ata që i flasin nga makina.

Ajo tregon se njerëzit e pyesin nëse ka brumë dhe gruaja gjithmonë thotë “po”, me gatishmëri të madhe për të punuar.

Lula rrëfen:

I kam mbajtur gjatë gjithë ditës deri në orën 10-11 që punoj. Nuk ka shans që të kalojë dhe të mos kërkojë nëse i ka provuar ndonjëherë.Njëherë kisha një çift italian. Kishin kaluar gjithë bregdetin dhe i prunë fëmijët këtu. Kur ikën në Itali morën në telefon. “Kaluam të gjithë Shqipërinë thanë, por atë darkë që hëngrëm në Vuno e vlerësojmë shumë se kishte diçka të veçantë. Pak e nga të gjitha, shumëllojshmëri”.Zonja Lula tregoi se punon me gjëra bio të fshatit. Ajo punon prej disa vitesh aty dhe çmimet i ka ulëta.

Lula rrëfen edhe sekretin se si i bën petullat.

Gruaja nga Vunoi vijon:

Unë mundohem të mos i fus kos, gjëra të rënduara ose vezë. Përpiqem në gatime të tjera se çdo gjë bëhet me vezë. Puna është të bësh diçka pa futur vezë. I hedh pak kripë, pak maja, pak uthull që të bëhet brumi elastik dhe të mos pijë shumë vaj”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re