SARANDË-Dhuna sistematike ndaj gruas së tij i ka kushtuar lirinë një 56-vjeçari nga Saranda, i cili ka përfunduar pas hekurave, ndonëse ndaj tij kishte urdhër mbrojtje.

Burime zyrtare nga policia thanë se shtetasi Arben.Sh., 56 vjeç, banues në Çukë akuzohet se në mënyrë të përsëritur ka rrahur gruan e tij, shtetasen me inicialet D.Sh., 47 vjeçe, e cila është me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.

NJOFTIMI I POLICISËDhunon bashkëshorten fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë të përsëritur, arrestohet nga Policia! Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: Arben.Sh., 56 vjeç, banues në Çukë, Sarandë. U krye arrestimi i këtij shtetasi pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.Sh., 47 vjeçe, e cila është me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.

Shtetasi rezulton i proceduar më parë për veprën penale të Dhunës në familje. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale ‘Dhuna në familj’, dhe ‘Shkelje e urdhrit të mbrojtjes’, parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.(ed.me/BalkanWeb)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re