Drilon Murataj është babai i katër fëmijëve jetimë në Pukë, pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë në moshë të re pasi lindi djalin. Në këtë mënyrë dhe Driloni zgjodhi që të birin ta quante të birin Jeton.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se tashmë po mban amanetin e bashkëshortes së ndjerë, duke rritur i vetëm katër fëmijët dhe pse në kushte të vështira. Driloni ka kërkuar ndihmë nga të gjithë shqiptarët, pasi edhe shtëpia në të cilën jeton nuk ka kushte të mira.

Bashkëshortja ime ka pasur probleme që në fëmijën e parë faktikisht, por kjo shtatzëni e katërt nuk kishte lidhje me atë. Ajo ka pas vuajtur nga tensioni dhe nga veshkat, por duke thënë që jam mirë, kontrolle i kam bërë, po atë ditë i kam bërë analizat dhe i kanë dal ato të veshkave keq dhe tensioni. Nuk di të të them, por mesa kuptova unë, atë e goditi ndonjë trompozë, se di çfarë të them se u bllokua menjëherë.

Kam kaluar 15 vite, kam shkuar shumë mirë me të, nuk kam pasur probleme kurrë. Më është thyer zemra, të gjithë kanë dhimbje. Edhe nga kjo ikje e shpejtë që bëri se të kishte qenë ndonjë ditë e shtruar në spital, por jo, shkuam thjesht për kontroll. Fëmijët kanë qenë në shkollë, nuk arritën dot ta takonin.

Djali i madh është 13 vjeç, kam edhe dy vajza, njëra 9 vjeçe dhe tjetra 7. Shkollën nuk e kanë shumë larg, aty në fshat. Janë mirë me mësime. Për momentin kushtet e jetesës nuk janë shumë të mira, kanë nevojë për instruksione, por për momentin nuk bëjmë dot ndryshime për shkak të ngricave”, u shpreh ai teksa qante.

PËR TË NDIHMUAR në linkun: https://www.gofundme.com/f/amanet-femijet?utm_campaign=p_cp+share-sheet&utm_content=undefined&utm_medium=copy_link_all&utm_source=customer&utm_term=undefined

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re