Gjatë “Foltores” në Kamëz, një mbështetëse e Partisë Demokratike, i tha Sali Berishës se duhen protesta të vazhdueshme për të rrëzuar sipas saj regjimin e Edi Ramës.

Demokratja me origjinë nga Shkodra që jetonte në Kamëz prej 20 vitesh, shprehu kundërshtinë e saj me protestat që kishte zhvilluar Lulzim Basha. Ajo i quajti ato si “protesta kafe”.

Quhem Anila, jam me origjinë nga Shkodra. Nuk kam karton por jam e djathtë. Sali Berishën e kam në zemër, në mendje, në gjak. 

Kam ardhur që ditën e parë tek Roder. Pavarësisht se fizikisht kemi qenë larg, je në ëndërrat e mia se do t’i rikthehesh Partisë Demokratike. 

Dua të them se ju nuk do të keni vetëm burra në përkrahje, do të kesh edhe vajza dhe gra.

Jam e gatshme doktor që të protestojmë, jo me protesta 2 orëshe kafesh duke fjetur në asfalt, as në çadër jo. 

Unë bëj një llogari. Më mirë flet 100 ditë në asfalt sesa shlyej borxhet e Ramës për 100 vjet”, tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re