Një grua ka rrahur burrin e saj dhe më pas kunatin. Ngjarja ka ndodhur në Librazhd ku mësohet se pas dhunës që kanë ushtruar ndaj njëri tjetrit burrë e grua, kjo e fundit ka rrahur edhe kunatin e saj.

Mësohet se policia ka nisur procedimin ndaj 28-vjeçares E.K nën akuzën e dhunës në familje.

Njoftimi i policisë:

-E. K., 28 vjeçe dhe A. K., 29 vjeç (burrë dhe grua), banues në fshatin Dardhë, Librazhd, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit, në banesë. Gjithashtu, 28-vjeçarja ka ushtruar dhunë edhe ndaj kunatit të saj, shtetasit G. K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.