Selanik, një shqiptar ka hapur zjarr në gjendje shoku në ajer dhe brenda pallatit ku banonte. Ai është dëgjuar të bertasë: “Thërrisni policinë, më dhunojnë gruan”.

Më pas shqiptari ka qëlluar edhe ndaj një apartamenti në katin e dytë dhe pas kësaj ka shkuar në katin e katërt, në banesën e tij, brenda së cilës ndodheshin edhe tre fëmijet e tij të mitur dhe ka nisur të qëllojë sërish.

Gruaja e tij mësohet se nuk ndodhej në banesë pasi ishte në spital në pritje të lindjes së fëmijës së katërt. Pas kësaj shqiptari është larguar me një mjet me të cilin është aksidentuar dhe me pas është kapur nga policia në zonën e Titanit. Policia e ka arrestuar dhe i ka sekuestruar një pistoletë.

Mësohet se shqiptari është 32-vjeç. Pas kontrollit të baneses së tij, janë gjetur dhe sekuestruar 23 kg marijuanë, 1.2 kg kokainë dhe 16 mijë euro. Në pranga është vënë dhe vëllai i tij 29-vjeç. Nga ngjarja nuk ka të dëmtuar.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re