Një shishe benzinë, shkrepëse dhe më pas vetëflijim. Ky ishte skenari me të cilin kishte vendosur t’i jepte fund jetës sot një zonjë.

60-vjeçarja nga Berati tentoi të digjej me benzinë para tek KLD-ja dhe Ministria e Drejtësisë, pasi kishte 5 vite që sorrollatet në dyert e gjykatave pa gjetur drejtësi.

Bashkëshorti i 60-vjeçares është goditur me kazmë ne kokë nga fqinji, duke pësuar dëmtime të rënda.

Ka 5 vite që i dëmtuari ka përfituar KEMP të përhershëm për shkak të goditjes , ndërsa autori i ngjarjes nuk ka kryer asnje ditë burg.

Është dashur ndërhyrja e uniformave blu për të të parandaluar ngjarjen e rëndë.

“Jam lodhur, të lutem… Nuk ju bie ju në qafë, i bie vetes time, trupit tim”, tha ajo për emisionin “Boom”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re