Një ngjarje e rëndë po ndodh në këto minuta në qytetin e Kuçovës, Elona Bregu, 40-vjeçe ka hipur në majë të kullës së TEC-it dhe kërcënon se do të hidhet prej atje.
Mësohet se 40-vjeçarja është nënë e dy fëmijëve të mitur dhe se ajo vuan nga depresioni. Sakaq bashkëshorti i saj është shprehur se e kanë hequr disa here nga puna.
“Unë jam i sëmurë me raport, ajo punonte te ndërmarrja e pastrimit në Bashki dhe e hoqën nga puna. E hoqi dy herë nga puna, sot në mëngjes e hoqën sërish, e hoqën kot. Duan ta çojnë të punojë natën.
Fëmijët e kemi një në kopësht dhe një në ccerdhe. Këta të Kuccovës kështu e kanë, janë të korruptuar, nuk marrim as ndihmë nga shteti, vetëm rrogën e asaj kishim”, u shpreh Fatmir Bregu.
Ndersa  ka reaguar dhe një përfaqesues i Bashkisë së Kuçovës i cili u shpreh u shpreh se nuk bëhet fjalë për largim nga puna, por vetëm ristrukturim brenda institucionit. “Zonjës nuk i ka thënë njëri që do ikë nga puna. Do bëhen vetëm disa lëvizje. Ajo duhet të fillonte punë që sot. Nuk ka asnjë pengesë. Ishte vetëm një organizim i brendshëm, asgjë më shumë”, tha përfaqesuesi i Bashkisë.
 
Ngjarja 
Një grua në Kuçovë, e identifikuar si Elona Bregu, 40-vjeçe ka hipur në majë të kullës së TEC-it dhe kërcënon se do të hidhet prej atje.
Mësohet se 40-vjeçarja është pushuar nga puna dje,  çka mendohet se ky është shkaku  drejt aktit ekstrem.
“Është mësuar se 40-vjeçarja punonte në banjot e qytetit të Kuçovës dhe dje e pushuan nga puna. Mendohet se ky është shkaku që ajo ka hipur në majë të oxhakut dhe kërcënon se do t’i japë fund jetës së saj”- shkruan JOQ. Uniformat e policisë janë nisur drejt vendgjarjes.
Bëhet me dije se 10 vite më parë edhe bashkëshorti i saj është ngjitur në këtë oxhak, duke kërcënuar se do të hidhej.
Kulla e TEC-it është e vetmja shenjë që i ka mbetur qytetit nga industria e dikurshme e naftës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re