Një grua është përplasur nga një makinë dhe është lënë në anë të rrugës mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas policisë, e aksidentuara është shtetësja 50 vjece, me iniciale E.R.

Gruaja është në gjëndje të rëndë në spital.

 

Në datë 21.02.2021 ora 18:30, në lagjen Liria, Shkodër, në rrugë përballë Urës së Vjetër të Bunës, është gjetur e shtrirë shtetësia E. R. rreth 50 vjeçe , me banim në lagjen Liria, Shkodër, e cila dyshohet të jetë përplasur nga një mjet dhe me pas është larguar. Shtetasja e dëmtuar është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.