Një grua e konfirmuar me koronavirus ka ngjallur alarm në repartin e shërbimit të Onkologjisë në QSUT.

Ajo ka rezultuar sot pozitive sipas ISHP duke bërë që mjekët dhe infermierët që kanë patur kontakt me të tek Onkologjia të fillojnë të testohen, raporton Abc News.

Përgjigja pozitive e gruas është dërguar sot, gjë e cila ka bërë që stafi i Onkologjisë të marrë masa duke u testuar fillimisht.

Përgjigjet pritet të dalin gjatë pasdites së sotme dhe në vijim të rezultatit do të vijohet më tej me karantinimin ose jo të stafit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re