Skip to content

Gruaja që deshi të kuptonte nëse burrit i kujtohej përvjetori i martesës…

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Ishte përvjetori dhe Ria (Gruaja) priste që të shfaqej i shoqi.

Pas disa vitesh martesë gjërat ndryshuan mes tyre. Dikur çifti i lezetshëm që nuk mund të jetonin pa njëri-tjetrin tani ishte bërë pak i hidhëruar.

Ata tani po grindeshin për çdo gjë të vogël, të dyve nuk u pëlqenin ndryshimet që erdhën në martesën e tyre. Gruaja sot po priste të shihte nëse Manoj (Burri) mbante mend që ishte përvjetori i martesës së tyre.

Ndërsa ra zilja e derës, ajo vrapoi drejt derës dhe e hapi atë me një buzëqeshje dhe tufë lulesh për të përshëndetur burrin e saj.

Të dy filluan të festojnë. Ata donin të kompensonin zënkat. Ata planifikuan për shampanjë, muzikë të lehtë që do të shoqëronte vaktin e tyre.

Papritur ra zilja e telefonit në dhomën e gjumit.

Ria shkoi ta merrte. Në thirrje ishte një burrë që tha: “Përshëndetje zonjë po telefonoj nga stacioni i policisë. A është ky numri i z.Manoj?”

Ajo u përgjigj: “Po është!”

“Më vjen keq zonjë, por ka ndodhur një aksident dhe zotëria ka vdekur. Ne e morëm këtë numër nga portofoli i tij. Ju lutem mund të vini dhe të identifikoni trupin?” shtoi polici.

Ria u trondit!! “Por burri është me mua këtu…!!”, u përgjigj ajo.

“Më falni zonjë, por incidenti ndodhi pasdite teksa ai po zbriste nga autobusi.” U përgjigj ai.

Ria ishte gati të humbiste ndërgjegjen. “Si mund të ndodhë kjo?”, mendoi ajo me vete.

Ajo kishte lexuar histori për shpirtrat që ktheheshin për të takuar të dashurit e tyre pas vdekjes së tyre para se të largoheshin! Zemra e saj u fundos. Nga frika ajo vrapoi drejt dhomës tjetër për të kërkuar burrin e saj, por ai nuk ishte aty.

Ajo tha me vete “Është e vërtetë!! Ai më la përgjithmonë. O Zot, unë mund të vdes për të pasur një mundësi tjetër për t’u ndrequr për çdo grindje që ata patën. E humba shansin tim përgjithmonë.” Ajo ra në dysheme nga dhimbjet.

Papritur u dëgjua zhurmë nga banja, dera u hap dhe Manoj doli dhe tha: “E dashur, harrova të të them se sot, më vodhën portofolin”.

Mësimi:

Jeta mund të mos ju japë një shans të dytë. Asnjëherë mos humbisni asnjë moment ndërsa keni akoma një shans.

Vlerësoni njerëzit dhe marrëdhëniet në jetë. Kini një jetë të mrekullueshme pa keqardhje sepse e dimë që askush nuk ka premtuar të nesërmen. Jetoni sot dhe shijoni çdo moment të jetës.

/shkollaesuksesit.com

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë