Mungesa e përgjegjësisë duket se ka krijuar në vatër të madhe koronavirusi në Durrës. 73 vjeçarja që vdiq tashmë nga koronavirusi është paraqitur disa herë në spitalin e Durrësit për shkak të problemeve shëndetësore duke i rikthyer në shtëpi.

Vetëm katër ditë më parë, ajo është ndjerë më keq duke u paraqitur sërish në spital. Gruaja dhe familjarët i kanë thënë mjekëve se kishte probleme me frymëmarrjen dhe ata e kanë shtruar me dy pacientë të tjerë në dhomë.

Gjatë kësaj periudhe, në dhomë kanë hyrë dhe dalë familjarë të saj dhe të dy pacientëve të tjerë duke rritur kështu ndjeshëm rrezikun se mund të jenë infektuar edhe të tjerë.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=86UUvgjmftA?feature=oembed&w=1200&h=675]

Po ashtu, ekziston frika se nga gruaja janë infektuar edhe pjestar të stafit mjekësor të spitalit. Për këtë arsye, drejtoria ka urdhëruar dërgimin e disave prej tyre në shtëpi.

Gazetari Leonidha Musaj raporton për abcnews.al se fillimisht gruaja është paraqitur tek Sanatoriumi në Tiranë rreth dy javë më parë me shqetësime shëndetësore kronike.

Aty ka marrë përgjigjen se nuk mund ta trajtojnë. Më pas, gruaja është nisur për në Itali ku sërish nuk ka gjetur shërim.

Pas kthimit ajo i është drejtuar spitalit të Durrësit ku edhe dyshohet se ka infektuar mjaft të tjerë. /abcnews.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re