Gruaja shtatzënë nga Fieri, e prekur nga COVID 19 rezultoi negative, në dy teste e bëra në Spitalin Infektiv. Ajo e fitoi kështu betejën me koronavirusin.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gruaja në muajin e tetë të shtatzënisë, ka lënë pak çaste më parë spitalin.

Nusja e shtëpisë, e cila është në muajin e tetë të shtatzënisë, u prek nga COVID 19, pasi vizitoi prindërit e saj në Tiranë, të prekur nga ky virus. Ky takim me familjarët e saj në Tiranë i ka kushtuar edhe infektimin e familjes në Fier, por fatmirësisht për stafin mjekësor të Infektivit ajo sot gëzon shëndet të plotë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re