Skip to content

Gruaja therr me thikë burrin në qendër të kryeqytetit, transportohet me urgjencë në gjendje të rëndë në spital

Një burrë është therur me thikë në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë. Në orët e mbrëmjes një grua e ka therur me thikë viktimën, i cili menjëherë ka marrë trajtim mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Sonte rreth orës 18:00, ne rr. Afrim Zhitia në Prishtinë, është raportuar për një rast të therjes me thikë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor nga kompetentet në vendin e ngjarjes.

“Sipas informatave dyshohet se viktima (mashkull) është goditur nga e dyshuara(femër), e cila është identifikuar dhe dërguar në stacion policor për procedura të mëtejme ligjore. Hetime tjera lidhur me rrethanat dhe motivin e incidentit janë në proces nga njësitet kompetente të policisë”, tha Hoxha.

/faxweb