Është arrestuar sot bashkëshorti i gruas 55-vjeçare që gjeti vdekjen mëngjesin e djeshëm në aksin Peqin-Elbasan, pasi u hodh nga furgoni pranë fshatit Papër.

Merushe Gjuzi udhëtonte se bashku shoqen e saj drejt Elbasanit, kur në një moment ka hapur derën e furgonit dhe është hedhur duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Sipas dëshmisë së shoqes së saj Merushe Gjuzi dukej në gjendje jo të mirë psikologjike atë mëngjes pasi ishte grindur me bashkëshortin.

Nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, 68-vjeçari dyshohet se ka ndikuar te gjendja e rënduar e saj, e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni.

M.Gj., 68 vjeç, banues në Rrogozhinë do të hetohet për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re