Ishte 24 maj kur një 18 vjeçar hyri në një shkollë fillore në Teksas dhe i mori jetën 19 fëmijëve e dy mësuesve. Një prej tyre ishte dhe Irma Garsia, e cila punonte si mësuese prej mëse 20 vitesh. Irma ndërroi jetë në tentativë për të mbrojtur fëmijët nga plumbat.

Dy ditë më vonë, i shoqi Xho, shkoi dhe vendosi lule në memorialin pranë shkollës dhe po atë ditë, pësoi një goditje në zemër. Xho ndërroi jetë në spital, ndërsa 4 fëmijët e tyre mbetën jetimë, pa nënë e pa babë.

Irma e Xho ishin prindër të 4 fëmijëve, Kristianit 23 vjeç, Hozes 19 vjeçar, Lilianës 15 vjeçe dhe Alisandrës, 12 vjeç.

Për të ndihmuar të afërmit e tyre, kushërinj të të ndjerëve hapën një gofundme, me një objektiv prej 10 mijë dollarësh, para që do të shkonin për të ndihmuar 4 jetimët. Tashmë kanë kaluar disa ditë dhe shuma e mbledhur në donacione për 4 jetimët është e pabesueshme. Mbi 48 mijë persona kanë kontribuar për 4 jetimët, ndërsa shuma e mbledhur i ka kaluar 2.5 milionë dollarët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re