Gruas së mbretit të Tajlandës, Sineenat Wongvajirapakdi, i janë publikuar 1400 foto nudo. Ato i janë dërguar disa aktivistëve që janë kritikë me mbretin e Tajlandës, Maha Vajiralongkorn. Fotot ishin bërë nga vetë Sineenat, ndërkohë që nuk dihet se si përfunduan në duart e armiqve të saj, të cilët i kanë shpërndarë tek aktivistët dhe gazetarët kritike me mbretin e Tajlandës.

Fotot janë shpërndarë kur gruaja e mbretit, një ish-ushtarake, sapo ishte rikthyer në haremin e këtij të fundit, pasi ishte “internuar” prej më shumë se një viti në një ishull, për “sjellje të keqe”.

Kujtojmë që mbreti i Tajlandës është një ndër më të pazakontët në botë. Ai ka disa gra njëherësh, ndërkohë që njihet për jetën e shthurur dhe haremet e tij në Pallatin Mbretëror. Fotot derimë tani nuk janë publikuar nga mediat, dhe mbetet për tu parë nëse gruaja e mbretit do të bërë ndonjë përpjekje sado të vogël që të shpëtojë imazhin e saj.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re