Komisioni i mandateve dhe imunitetit në Kuvendin maqedonas i hoqi mandatin ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, për t’i hapur rrugë burgosjes së tij pas një dënimi me 2 vjet heqje lirie për aferën “Tanku”, blerjen me aferë korruptive të një Mercedezi 600 mijë euro..

Kjo bëri që kolegët e tij të VMRO-së të lëshojnë seancën duke thënë se ky është proces politik.

Vendimi shpjegohet me Nenin 59 të Rregullores së Kuvendit maqedonas, ku thuhet se gjykata duhet ta informojë kryetarin e Parlamentit për dënimin e marrë nga ndonjë prej deputetëve për një krim apo shkelje të tjera.

tashmë, vendimi i komisionit duhet të hidhet në votim në seancën plenare.

Për ta bërë të mundur heqjen e mandatit duhen  votat dy të tretave, por rezultati nuk është plotësisht i sigurt për shkak se anëtarët e VMRO-DPMNE-së nuk do të votojnë në favor të këtij vendimi.

Gjithashtu, shumica e deputetëve të pavarur thanë se nuk do të mbështesin këtë lëvizje.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re