Skip to content

Gruevski kërkon nga Budapesti anulimin e paraburgimit, gjykata refuzon

csm 2018 8735 800x533 768x512 1

Ish-kryeministri maqedonas dhe kërkuesi politik i azilit në Hungari, Nikola Gruevski, nga Budapesti ka kërkuar që Gjykata e Apelit në Shkup të heqë masën e paraburgimit, por të cilën kjo gjykatë e ka refuzuar.

Kjo thuhet në raportin e shtatë të Prokurorisë Speciale në Maqedoninë Veriore, e cila publikohet çdo gjashtë muaj.

Ankesat e paraqitura nga ish-kryeministri maqedonas përmes avokatit u refuzuan si të pabazuara.

Mbikëqyrja e ish-kryeministrit u përcaktua në rastet e “TNT”, “Traktor” dhe “Dhuna në Komunën e Qendrës”.

Gruevski është gjykuar në mungesë në të gjitha rastet e lartpërmendura.